Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh urimi Konferencës Përkujtimore mbi 55-vjetorin e “Diplomacisë së Ping-Pongut” midis Kinës dhe ShBA-së dhe njëherësh ceremonisë së nisjes së aktiviteteve seriale sportive midis të rinjve kino-amerikanë.
Në mesazh, Xi vuri në dukje se para 55 viteve, udhëheqësit e brezit të vjetër të Kinës dhe të ShBA-së, me mençurinë e dalluar politike dhe largpamësinë strategjike, hapën derën e shkëmbimeve miqësore midis dy popujve. Këtë njerëzit e përmendin shpesh kur flasin për historinë e “shtypjes së topit të madh nëpërmjet topit të vogël”. Sot të rinjtë e dy vendeve vijonë këtë “lidhje të Ping-Pongut”, që ka rëndësi të dobishme për nxitjen e miqësisë kino-amerikane.
foto nga VCG
foto nga VCG
Xi theksoi se baza e marrëdhënieve kino-amerikane është hedhur nga populli, ndërsa e ardhmja do të krijohet nga të rinjtë. Ai shprehu shpresën se personat e qarqeve të ndryshme të të dy vendeve dhe veçanërisht brezi i ri, do të nxjerrin mençuri dhe forcë prej historisë, të njohin njëri-tjetrin në shkëmbimet e bashkëpunimin, të ecin përpara krah për krah duke mësuar reciprokisht dhe të lidhin më ngushtë shiritin e miqësisë, që të japin kontribut të ri për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme.
Konferenca Përkujtimore mbi 55-vjetorit të “Diplomacisë së Ping-Pongut” midis Kinës dhe ShBA-së dhe njëherësh ceremonia e nisjes së aktiviteteve seriale sportive midis të rinjve kino-amerikanë, u organizua të premten në Pekin, nga Shoqata e Popullit Kinez për Miqësinë me Vende të Tjera, Administrata Kombëtare e Sporteve e Kinës dhe Grupi Mediatik i Kinës.
foto nga VCG
