Kurti: Oferta jonë për PDK-në e LDK-në gjeneroze, s’është e mundshme që i refuzuan

Nga D. V.
121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me deklarimet e LDK-së, dhe PDK-së për çështjen e presidentit të cilët kanë thënë se për ta kjo çështje është mbyllur, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se një proces i ri zgjedhor duhet të evitohet, ndërsa ua la fajin subjekteve të udhëhequra nga Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku.

“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, të cilat janë të panevojshme dhe nuk sjellin asgjë të re. Më 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet dhe po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë. Tash këta 120 deputetë, duhet t’i funksionalizojmë institucionet në plotni. Kemi Kuvend e Qeveri, duhet të kemi edhe President”, tha ai.

Sipas tij, rezultati zgjedhor duhet të pranohet.

“PDK ja duhet ta kuptojë që i ka 22 deputetë dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën time të vështirë… Në vitin 2026 do të duhej të sillemi me këtë rezultat. I kam ofruar kryetarit Hamza që të bëhet një rrokadë mes Albulena Haxhiut dhe Vlora Çitakut. Pra lirisht le ta bën PDK-ja Bedri Hamzën kryetar të Kuvendit dhe Albulena Haxhiu të bëhet në vend të Vlora Çitakut, katër veta në VV kanë më shumë vota se Bedri Hamza. Ndërsa nëse e krahasoni me LDK-në 10 veta janë më të votuar se Lumir Abdixhiku…. pra duhet ta respektojmë rezultatin zgjedhor… kryetari i LDK-së mund të bëhet edhe zëvendës i imi por edhe ministër i Jashtëm dhe tri ministri të tjera por mund ta bëjmë edhe rrokadën që Lumir Abdixhiku ose dikush tjetër i LDK-së, të bëhet kryetar i Kuvendit… oferta jonë është shumë gjeneroze”, ka thënë Kurti

“S’është e mundshme që i refuzuan… na ka thënë se ne nuk mund të bashkëqeverisim me tri pozita ja që ne ju tham që do i kemi dy….”, ka shtuar Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër