Zbatimi i kodit të veshjes në MPB ende i pjesshëm, qytetarët të ndarë për masën e re

Nga Xh M
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj Zhurnal.mk – Pas vendimit për vendosjen e kodit të veshjes në hapësirat e Departamentit për Punë Civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme, jo të gjithë qytetarët e respektojnë këtë rregull të ri. Disa prej tyre janë paraqitur me veshje që nuk përputhen me rregullat e përcaktuara, duke treguar se zbatimi i vendimit ende nuk është i plotë.

Megjithatë, pavarësisht moszbatimit të plotë të tij, disa qytetarë e konsiderojnë këtë vendim si një masë të duhur, duke theksuar se institucionet duhet të ruajnë seriozitetin dhe rendin.

“Pajtohem absolutisht, nuk mundet me papuçe të hyjë dhe të marr letërnjoftimin”- tha një qytetar

“Në përgjithësi pajtohem me rregullat, nëse i vendos Ministria, duhet t’i respektojmë. Tani nuk mundë të hyjë në detaje nëse janë të mira apo jo”- tha qytetari

“Po normalisht, ashtu duhet të jetë”- u shpreh qytetari

“Po pajtohem, nuk mundet i zhveshur lart e të hyj nëpër institucione , duhet të ketë standarde”- tha qytetari

Ministria e Punëve te Brendshme arsyetoi vendimin duke thënë se këto masa do të shërbejnë për ruajtjen e profesionalizmit, dinjitetit institucional dhe kulturës së respektit të ndërsjellë duke mos përjashtuar edhe të gjithë të punësuarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër