Bernardo Silva fillimisht kishte një marrëveshje kalimi te Barcelona, por ditën e fundit ka arritur një marrëveshje me rivalët e tyre, Real Madridin, dhe është afër të kompletoj një transferim si lojtar i lirë.
Gazetari Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi historinë e transferimit të afërt të Bernardo Silvas te Real Madridi dhe pse Barcelona nuk kërkoi lojtarin e lirë portugez.
Barca ishte në pozicionin e parë pasi arriti një marrëveshje me Silvën tre javë më parë, bazuar në kushtin që ata do t’i jepnin përparësi nënshkrimeve dhe largimeve të tjera.
Megjithatë, durimi i Silvës filloi të mbaronte dhe ai bëri një kthesë 180 shkallë pasi mori një ofertë fitimprurëse nga Real Madridi dhe mundësinë për t’u bërë një titullar i shquar, i mbështetur nga trajneri i tyre i ri, Jose Mourinho.
Pavarësisht ndërhyrjes së Real Madridit, Barca e pa Silvën vetëm si një mundësi tërheqëse në treg, por jo si një përparësi absolute, duke pasur parasysh mesfushën e tyre të mbushur me lojtarë të klasit botëror.
Prandaj, ata vendosën të mos e rrisin ofertën e tyre për 31-vjeçarin duke vendosur ta lënë të lirë të zgjedh ndonjë ofertë tjerë.
