Prishtinë, 15 korrik, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi do ta pranoj sot zyratrisht detyrën e në këtë pozitë nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në ora 11:00.
Të martën ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë. Pas tij u renditën Atdhe Dema me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë.
