Zeqiri: Taravari ti kthejë vulat e partisë dhe të largohet, t’i lirojë anëtarët

nga Redaksia

Tetovë, 16 qershor – Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët, në një intervistë ka folur hapur lidhur me vulat e partisë që и posedon Arben Taravari.

Zeqiri thotë që Arben Taravari të pranojë gabimin që e ka pranuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë por të bëhet i guximshëm dhe ta pranojë në mënyrë të drejtpërdrejtë gabimin dhe dëmin që i ka shkaktuar shtëpisë së vet, Aleancës për Shqiptarët.

Më tej ai vazhdon duke thënë që Taravari ti lirojë anëtarët e denjë dhe të devotshëm të rikthehen në ‘shtëpi’, pasi më është konfirmuar se çdo veprim i këtij një vjeçari ka qenë gabim dhe si të tillë do donim ta shohim.

Në fund ai shton se ata janë të gjithë vëllezër dhe motra./InfoShqip.com

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More