Shkup, 30 janar – Gjatë takimit u riafirmua përkrahja e vazhdueshme e Republikës së Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian. Ambasadori Presker shprehu gatishmërinë e plotë të Ambasadës dhe të shtetit slloven për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes përmes projekteve konkrete.
Ministri Sali informoi për dinamikën e reformave dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë për avancimin e agjendës eurointegruese, duke falënderuar Republikën e Sllovenisë për ndihmën e deritanishme.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker
64

