Zgjedhjet lokale, sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

nga D. V.

Sot fillon tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale 2025 në Kosovë.

Tërheqja e shortit do të bëhet nga ora 11:00, thuhet në njoftimin për media nga KQZ-ja

Fushata zgjedhore nis më 13 shtator 2025 dhe zgjat deri më 12 tetor 2025, në orën 06:59

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë, i hapur më 23 korrik, ka përfunduar më 29 gusht 2025. Periudha për votim me postë nis më 17 shtator dhe përfundon më 11 tetor 2025.

Ndryshe në mbledhjen e 54-të të mbajtur të mërkurën KQZ vendosi për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike: një nga “Prishtina në dorën tënde”, një nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve, dy nga Partia Liberale Egjiptiane dhe katër nga Alternativa. Këta kandidatë ishin certifikuar më herët për pjesëmarrje në zgjedhje.

KQZ miratoi edhe rekomandimin e Komisionit për Kundërshtim Administrativ, që kishte shqyrtuar 275 ankesa të aplikuesve të refuzuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Nga këto: 174 ankesa janë refuzuar për shkak të mosrespektimit të procedurës, 77 ankesa janë aprovuar pas kompletimit të dokumenteve, 24 shtetas janë rikthyer në Listën Votuese brenda Kosovës, me kërkesën e tyre për anulimin e regjistrimit për votim jashtë vendit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More