“Zhegrova ka një personalitet shumë të fortë”, legjenda e Juventusit vlerëson yllin kosovar më shumë se dy sulmuesit tjerë

Nga D. V.
296 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Legjenda e Juventusit, Fabrizio Ravanelli ka zbuluar tre yjet që beson se ekipi duhet të ndërtojnë ‘bërthamën e fortë’ të Bianconerëve në sezonin 2026/27, teksa ka lavdëruar edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, të cilin e vlerëson më shumë se dy sulmuesit tjerë.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Ravanelli, fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 1996 me Bianconerët, ndau mendimet e tij mbi problemet sulmuese të Bianconerëve këtë sezon.

Lojtari kanadez, David, ka shënuar tetë gola në të gjitha garat, duke u renditur golashënuesi i tretë më i mirë te Juventusi në sezonin 2025/26, pas Kenan Yildiz dhe Weston McKennie. Megjithatë, Ravanelli mendon se ish-sulmuesi i Lille nuk ka treguar cilësi të mjaftueshme në sezonin e tij të parë në Torino.

Ashtu si Davidi, edhe Zhegrova dhe Lois Openda iu bashkuan Juventusit verën e kaluar, por Ravanelli do të mbështetej vetëm te njëri prej tyre në të ardhmen.

“Mendoj se Zhegrova ka më shumë personalitet se të tjerët”, ka thënë fillimisht ish-sulmuesi i Juventusit.

“Që nga mbërritja e Spallettit, David dhe Openda më kanë dhënë gjithmonë përshtypjen se nuk duan të marrin shumë përgjegjësi. Nga ana tjetër, Zhagrova është dikush tek i cili ia vlen të vazhdosh të investosh sepse ka cilësi të vërtetë”.

“Do të doja ta shihja në një skuadër pozitive të Juventusit dhe në një mjedis fitues. Ai është lloji i lojtarit që përqafon përgjegjësinë, jo dikush që, pasi dështon në një driblim, ngurron të provojë një tjetër. Ai ka një personalitet shumë të fortë”.

“Mendoj se ka tre ose katër lojtarë mbi të cilët Juventusi mund të ndërtojë. Yildiz, Bremer dhe Conceiçao duhet të mbahen për të ndërtuar një bërthamë të fortë të ekipit”, përfundoi Ravanelli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër