Zhelina me 26 projekte të reja zhvillimore. Sejdiu: Investime në të gjitha fushat

nga Redaksia

Zhelinë, 17 korrik – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar për nënshkrimin e 26 projekteve të reja në bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së.

Projektet përfshijnë asfaltimin e rrugëve në disa fshatra (Trebosh, Llërcë, Dëbërcë, Zhelinë, Merovë, Pallaticë, Leshnicë e Poshtme etj.), rikonstruimin e shkollave në Grupçin e Dëbërcë, ndërtimin e një çerdheje në Zhelinë, investime në sport dhe kulturë, si dhe projekte për ujësjellësin, kanalizimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Për herë të parë kaq shumë projekte zhvillimore për komunën tonë. Po ndërtojmë një Zhelinë më të zhvilluar dhe më të denjë për të gjithë qytetarët,” u shpreh kryetari Sejdiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More