Zjarr në malin e Shëngjinit, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

Nga Xh M
1,088 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 3 korrik Zhurnal.mk – Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë në këtë zonë, duke favorizuar avancimin e zjarrit.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër