Tiranë, 3 korrik Zhurnal.mk – Në Tiranë u mbajt dita e 34-të e tubimit, ku pas fjalimeve ata nisën të marshonin në rrugët e kryeqytetit, me destinacion komisariatin numër 3.
Qytetarët, ashtu si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku nisën fjalimet.
Një prej nismëtarëve të protestës, Arben Kola, u bëri thirrje protestuesve të tjerë që të mos sulmojnë gazetarët dhe operatorët, për të shmangur përplasjet siç ndodhën një ditë më parë.
Gjatë marshimit ata bënë thirrje për lirimin e personave të arrestuar një ditë më parë pas përplasjeve të dhunshme përpara Kuvendit.
Tashmë ata kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me destinacion komisariatin numër 3, ku mbahen të arrestuarit e ditës së djeshme.
