116 vota diferencë, ky është rezultati i zgjedhjeve për Faton Pecin e Arian Tahirin

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Mitrovicën e Jugut. Nga 100 % të rezultateve prinë kandidati i Vetëvendosjes Faton Peci me 47.96% apo 15,745 vota.

I dyti pason, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri. Sipas rezultateve ai ka 47.60 për qind apo 15 mijë e 629 vota.  Kështu diferenca mes tyre është 116 vota.

I treti është kandidati i LDK-së, Gazim Plakolli me 3.7 për qind, 1 mijë e 217 vota.

Kështu, Mitrovica e Jugut do të shkojë në balotazh me 9 nëntor, ku përballja do të jetë mes Pecit dhe Tahirit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More