18 viktima nga tërmeti i fundit në Japoni

Nga Xh M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 29 korrik Zhurnal.mk – Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë është rritur në 18 viktima, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është edhe një shtetas i huaj. Të paktën 62 persona janë plagosur, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi rajonin e Kumamotos, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona. Ekipet e shpëtimit kanë vijuar punën në rrënoja, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej në ditët në vijim. Rajoni i Kumamotos ishte goditur edhe më parë nga një tërmet i fuqishëm në vitin 2016, i cili shkaktoi mbi 50 viktima.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër