Arben Fetai emërohet përfaqësues special në Bruksel

Nga Xh M
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik Zhurnal.mk – Ish-zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, sot njoftoi se është emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në detyrën e të Dërguarit Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.

“Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane” tha Fetai, në rrjetin e tij Facebook.

Duke iu referuar përvojës së tij të gjatë në Bruksel dhe angazhimit të mëparshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fetai tha se e pranon këtë detyrë me bindjen e plotë se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër