24-vjeçarja tenton të grabisë 18-vjeçarin në mes të Shkupit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një 24-vjeçare nga Shkupi është marrë në pyetje në polici, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë para një 18-vjeçari, duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë – skalper.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor, ndërsa më 21 nëntor e dyshuara është paraqitur në bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Kisella Vodës, ku ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Kriminalitet në Kisella Vodë do të ngrejë kallëzim penal ndaj saj për veprën penale „grabitje në tentativë“, sipas nenit 237, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura