27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – 27 vjet më parë, më 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, me të cilën u pa fundi i luftës Kosovë, dhe dorëzimi i Serbisë.

Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër