3 ligjvënës amerikanë i bëjnë thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin Kosovën për anëtarësim hyrje në NATO

Nga D. V.
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Washington/Prishtinë, 1 Maj, Zhurnal.mk – Tre anëtarë të kongresit të SHBA-së kanë paraqitur një propozim rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve, duke u bërë thirrje katër vendeve evropiane që ta njohin Kosovën, duke i kërkuar gjithashtu qeverisë së Donald Trump t’i inkurajojë ato ta bëjnë këtë, për të hapur rrugën për anëtarësimin e Kosovës në organizatën perëndimore të aleancës ushtarake, raporton dtt-net.com.

Kongresmeni Keith Self tha në një komunikatë për shtyp se së bashku me kongresmenin Ritchie Torres dhe kongresmenin Mike Lawler prezantuan “Rezolutën që mbështet Integrimin e Kosovës në NATO”.
“Rezoluta pohon se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike tregojnë një rast bindës për anëtarësimin në NATO. Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e nevojshme për të dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale që të shpaloset në Ballkan”, thuhet në komunikatë.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por këto katër vendet evropiane, të cilat janë anëtare të NATO-s, nuk e kanë bërë këtë, gjë që bllokon anëtarësimin e Kosovës.
Të tre ligjvënësit kujtuan se mungesa e njohjes unanime nga krejt vendet e NATO-s të pavarësisë së Kosovës “mbetet një pengesë qendrore për integrimin e saj në Aleancë”.

“Meqenëse NATO vepron me konsensus, kjo mungesë njohjeje paraqet një pengesë të konsiderueshme për aftësinë e Kosovës për të përparuar zyrtarisht drejt anëtarësimit, duke përfshirë pjesëmarrjen në mekanizmat kryesorë të pranimit, siç janë Partneriteti për Paqe [PfP] dhe Plani i Veprimit për Anëtarësim”, thuhet në komunikatë.

Kosova ka aplikuar për programin PfP në vitin 2012, por për shkak të katër vendeve që nuk e kanë njohur, asaj i mohohet edhe pjesëmarrja në këtë program.
“Rezoluta e kongresmenit Self i nxit këta katër aleatë të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të zhbllokuar rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë”, thuhet në komunikatë.

“Shtimi i Kosovës në aleancë është thelbësor për të kundërshtuar ndikimin në rritje të kundërshtarëve në Evropë. Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit. Shtimi i Kosovës në aleancën e NATO-s është thelbësor për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore”, përfundon kongresmeni Keith Self në komunikatë.

NATO ka 4767 ushtarë në Kosovë, nga të cilat 590 nga SHBA-të, për të ruajtur stabilitetin në vend dhe paqen e brishtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të tensioneve të vazhdueshme me Serbinë.
Për shkak të mosnjohjes nga të katër vendet si dhe Qiproja, Kosovës po i mohohet edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Autoritetet e Kosovës kanë aplikuar për hyrje në BE në dhjetor 2022, por për shkak të pesë vendeve mosnjohëse, kërkesa nuk po trajtohet fare që atëherë. / Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër