741,446 turistë vizituan vendin në 7 muajt e parë të vitit

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit – 27 Shtatori. Nga Ministria theksojnë se është shënuar rritje e numrit të turistëve të huaj. Ndër vizitorët më të shumtë nga jashtë janë turistët nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria.

Ministria thotë se zhvillimi i turizmit do të fokusohet në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimin e shërbimeve dhe përdorimin e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale. Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Turizmit është: “Agjenda digjitale dhe inteligjenca artificiale për ridizajnimin e turizmit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër