80-vjeçarja nga Shkupi denoncon nusen: E sulmoi fizikisht dhe e kërcënoi në shtëpinë e tyre

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga nusja e saj në shtëpinë familjare në komunën e Aerodromit.

Sipas denoncimit në polici, incidenti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 11:00. E moshuara ka deklaruar se nusja me inicialet M.M. është sjellë në mënyrë agresive, i ka drejtuar kërcënime dhe e ka sulmuar fizikisht.

Ajo ka raportuar gjithashtu se edhe më parë ka qenë e ekspozuar ndaj keqtrajtimit psikologjik dhe fizik nga ana e nuses.

artikuj të ndërlidhura