Fetai pas vendimit të Kushtetueses akuza të forta: BDI është projekt serb për fshirjen e shqiptarëve nga statistikat!

nga Redaksia

Shkup, 26 qershor – Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka reaguar ashpër pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli antikushtetuese ndarjen e qytetarëve në “rezidentë” dhe “jorezidentë” në kuadër të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021.

Në një postim në Facebook, Fetai ka akuzuar BDI-në si parti antishqiptare që i shërben interesave serbe, duke theksuar se skenari për të fshirë qindra mijëra shqiptarë nga statistikat zyrtare ishte planifikuar dhe zbatuar ndër vite, në bashkëpunim të plotë me qeveritë Gruevski e Zaev.

“Ne kemi paralajmëruar prej kohësh se BDI ka pasur për mision fshirjen e shqiptarëve nga regjistrat shtetërorë – herë duke penguar regjistrimin me Gruevskin, e herë duke shpikur me Zaevin kategorinë antikushtetuese të ‘jorezidentëve’, duke ia hedhur fajin në mënyrë të rreme Eurostatit”, shkruan Fetai.

Ai shton se vendimi i sotëm është një vërtetim institucional i kësaj padrejtësie, që – sipas tij – ka pasur synim të ulë numrin real të shqiptarëve për qëllime politike dhe për të deformuar përfaqësimin e tyre në institucione. “Për këtë, skllevërit e Gruevskit dhe argatët e Serbisë duhet të japin llogari!”, përfundon ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More