Plagosje me armë në fshatin Markat: Qëllohet 44-vjeçari, tentoi të vjedhë një banesë

nga D. V.

Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Markat, bashkia Konispol. Saimir Haxhi, 44 vjeç, banor i këtij fshati, është qëlluar me armë zjarri tip çifte dhe ka pësuar plagë në pjesën e pasme.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Haxhi ka tentuar të vjedhë në një shtëpi të fshatit, dhe gjatë kësaj tentative është goditur me armë nga një person i paidentifikuar. Saimir Haxhi është një person me precedentë penalë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të natës. Pas plagosjes, ai është transportuar në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës për trajtim të specializuar.

Policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për momentin nuk ka të dhëna për ndalimin e autorit të plagosjes.

Njoftim i policisë:

Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, është paraqitur në spitalin e Sarandës shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol.

Nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe për verifikimin e deklarimeve të dhëna nga ky shtetas. /Euronews/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More