Dollia shqiptare, pasuri kombëtare e trashëgimisë kulturore

nga D. V.

Riti i dollisë zë një vend të veçantë në mikpritjen shqiptare. “Kripë, bukë e zemër” është shprehja që karakterizon mikpritjen shqiptare, ndërsa në shekuj institucioni i mikut ka zënë vend në jetën shoqërore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përcolli sot në rrjetet sociale momente nga riti i Dollisë Shqiptare, të shpallur Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare, nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale.

Dollia është një kryevepër e ngritjes në piedestal të miqve, të të ftuarëve apo vizitorëve në sofrat shqiptare që simbolizon kulmin e mikpritjes, gëzimit dhe haresë, synon lartësimin shpirtëror të palës pritëse dhe miqve në një event, gosti, dasmë, ceremonial apo çdo festim tjetër.

Dollia përfaqëson kurorëzimin e mikpritjes shqiptare si një institucion unik, tradicional, të lashtë, klasik dhe modern.

Me anë të dollisë, mikpritësi respekton miqtë, të ftuarit apo vizitorët duke sjellë momente solemne e duke i bërë ata të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More