Pacolli kërkon të ndryshohet qëndrimi ndaj Ukrainës: Në kufi me Moldavinë i kanë kthyer disa shtetas tanë, i kanë quajtur terroristë

nga L. M

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se përkundër që disa shtete nuk e njohin Kosovën si shtet, i lejojnë kosovarët që të hyjnë me pasaportë.

Por, Pacolli thotë se këtë nuk po e bën edhe Ukraina, duke treguar për një rast ku disa shtetas të Kosovës janë kthyer në pikën kufitare Ukrainë – Moldavi.

Pacolli tha se këta shtetas të Kosovës janë quajtur “terroristë”, dhe jnë malretuar.

Ndërsa Kosova, thotë Pacolli “vazhdon të tregojë solidaritet me Ukrainën”.

“Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë – jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe maltretuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen. Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Gazeta Express

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More