Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

nga Redaksia

Shkup, 3 shtator – Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i Vlen për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në një intervistë për gazetën Lajm, Mexhiti deklaroi se në kohën e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi, policia ka ndaluar për 24 orë veturën e Ahmetit, me dyshimin se Gruevski kishte mundur të përdorte atë për t’u larguar nga vendi.

“Vetura e Ali Ahmetit ka qëndruar një ditë të tërë në stacion policor, sepse dyshohej se Gruevski kishte ikur me të. Kjo është një e vërtetë që shumë shpejt do të dalë e plotë para opinionit,” tha Mexhiti.

Sipas tij, ky është një ndër rastet më skandaloze që dëshmon lidhjet e dyshimta të pushtetit të atëhershëm me arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski në Budapest, dhe se qytetarët meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur pas prapaskenave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More