Dogana e Kosovës konfiskon produkte për përdorim estetik të “botox” dhe “filler” në vlerë të 5 mijë eurove

nga Lina Muslija

Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në Kodin Doganor dhe të Akcizave, kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).

“Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve.Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More