Banorë të fshatrave Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbasit, Ramicë dhe Velçë, janë mbledhur sërish këtë të diel për të protestuar për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat e tyre me rrugën e Lumit të Vlorës.
Me dhjetëra banorë të gjashtë fshatrave, kanë bllokuar kalimin, ndërsa kanë kërkuar nga autoritetet asfaltimin e rrugës që lidh zonën me aksin kryesor që përshkon Lumin e Vlorës.
Kjo është protesta e dytë që banorë të këtyre fshatrave zhvillojnë në Smokthinë.
Sipas tubusve, investimi i rrugës ishte një premtim elektoral i lënë në harresë.
/vizionplus.tv

