Ajo që dikur ishte trishtim, tani është paqe …

nga D. V.

Nga: Rabindranath Tagore
Përktheu: Bajram Karabolli

Po ecja përgjatë një shtegu, kur një zë gruaje pas meje më tha:

– Më njeh?

U ktheva dhe iu përgjigja:

– Nuk e mbaj mend kush jeni.

Ajo më tha:

– Unë jam ai trishtimi i thellë që ke vuajtur shumë kohë më parë.

Sytë e saj ndriçonin si mëngjesi, kur vesa ende s’ka rënë mbi tokë.

Heshta, pastaj e pyeta:

– Ku e ke gjetur tërë atë ngarkesë të madhe lotësh?

Ajo buzëqeshi pa m’u përgjigjur.

E kuptova se lotët e saj kishin pasur kohë të mësonin gjuhën e buzëqeshjes.

Më tha:

– Dikur ishe i bindur se do ta ruaje trishtimin përgjithmonë.

I turpëruar, iu përgjigja:

– Është e vërtetë, por vitet kanë kaluar.

Pastaj, me dorën e saj në dorën time, thashë:

– Por edhe ti ke ndryshuar.

Ajo m’u përgjigj me qetësi:

– Duhet ta dish se ajo që dikur ishte trishtim, tani është paqe …

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More