Vdes Ace Frehley, gitaristi kryesor i Kiss

nga Xh M

Ace Frehley, gitaristi kryesor dhe bashkëthemelues i grupit rock Kiss, ka vdekur në moshën 74-vjeçare pas një rënieje që i shkaktoi lëndime në tru. Sipas The Guardian, familja e tij tha se e rrethuan me dashuri dhe kujdes në momentet e fundit.

I lindur si Paul Daniel Frehley në Nju Jork në 1951, ai themeloi Kiss në 1973 së bashku me Paul Stanley, Gene Simmons dhe Peter Criss. Frehley njihej si “Spaceman” dhe frymëzoi shumë gitaristë, pa marrë kurrë leksione muzike. Solo-albume e tij përfshinin hitin “Neë York Groove”.

Ai u largua nga Kiss në 1982 për një karrierë solo, u rikthye në 1996 deri në 2002, dhe nuk mori pjesë në turneun e fundit të ndarjes së grupit në 2022-2023. Ai kishte marrëdhënie të tensionuara me Simmons dhe luftoi me abuzimin e drogës në të kaluarën, por ishte i pastër për 12 vjet para vdekjes.

Artisti la pas gruan Jeanette dhe vajzën Monique. Shumë muzikantë, përfshirë Mike McCready dhe Bret Michaels, i dhanë lamtumirën e tyre duke theksuar ndikimin e tij të madh në jetën dhe karrierën e tyre muzikore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More