Të enjten në Pekin, Rrjeti Televiziv Global (CGTN) pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) nisi transmetimin e tre kanaleve të televizionit FAST, që janë përkatësisht “CGTN Global Biz”, “China Travel” dhe “Discovering China”. Kanalet, nëpërmjet platformave kryesore të FAST-it të më shumë se dhjetë vendeve, do të transmetojnë programe për gati 200 milionë shikues 24 orë në ditë. Ky është një hap i ri i grupit më të madh mediatik të Kinës për transmetime ndërkombëtare.
Në ceremoninë e hapjes së Takimit Përurues të Mekanizmit të Partnerëve Mediatikë të Jugut Global dhe Forumit të 13-të Global të Mediave të Videove, që u zhvillua në qytetin Xian të Kinës Veriperëndimore, drejtori i përgjithshëm i CMG-së Shen Haixiong u shpreh në fjalimin e rastit se kanalet e para të televizionit të FAST-it që nisën transmetimin këtë herë, tregojnë përkushtimin e CMG-së ndaj zhvillimit inovativ nëpërmjet kapjes së mundësive në epokën e teknologjisë inteligjente dhe ndjekjes së prirjes së re në tregun e jashtëm.
Foto nga CGTN
Siç mësohet, “CGTN Global Biz” do të shërbejë si një platformë për informacionet ekonomiko-financiare, ku do të jepen lajme në kohë reale, analiza të tregut e intervista, duke pasqyruar politikat ekonomike të Kinës dhe mundësitë e tregut kinez. “China Travel” do të paraqesë burimet turistike të Kinës dhe jetën e përditshme të banorëve kinezë. Ndërsa, “Discovering China” do të jetë një kanal për transmetimin e dokumentarëve që kanë të bëjnë me Kinën e sotme dhe kulturën e lashtë të saj.
Foto nga CGTN
Foto nga CGTN
FAST është një formë e re e biznesit televiziv që po përhapet në botë, nëpërmjet së cilës shikuesit mund të shohin falas programe në fusha specifike me mbështetjen e reklamave.
