Shkupi kujton dëshmorët e parë të UÇK-së: Organizojet Akademi Përkujtimore për betejën e Tanushës

Nga admin
264 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Këshilli Organizativ, në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës, familjarët e dëshmorëve dhe studentët e Universitetit “Nënë Tereza”, organizon sot një Akademi Përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të parë në krismat fillestare të luftës çlirimtare të UÇK-së, nga beteja e parë në Tanushë të Karadakut të Shkupit.

Akademia i kushtohet përkujtimit të dëshmorëve Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifi dhe Elham Curri, të cilët, sipas organizatorëve, u bënë themeli i qëndresës dhe i shtrirjes së luftës në trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke mbetur simbol i përjetshëm i sakrificës për lirinë.

Aktivitetet përkujtimore nisin sot që në orët e paradites (ora 10:00) me vendosje lulesh pranë monumentit të Shqiponjës në Shkup, ndërsa në mesditë zhvillohe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tanushë. Pas homazheve, vendosen lule edhe pranë emblemave të UÇK-së në Karadakun e Shkupit.

Ngjarja qendrore, Akademia Përkujtimore, do të mbahet në orën 17:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup, me pjesëmarrjen e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë, studentëve dhe qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër