Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Gullbovc të komunës së Malishevës, ndërsa i dorasi dyshohet të jetë dhëndërri i tyre nga Drenasi e i cili gjendet në arrati.
Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Është raportuar një rast për vrasje të dyfishtë. Viktimat janë dy vëllezër po nga i njëjti fshat i dyshuari është nga një fshat në Drenas motivet janë nga një mosmarrëveshje. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arratisur”, tha Graishta për Ekonomia Online.
Graishta, mes tjerash, tha se ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes së dy vëllezërve, por dyshohet të ketë qenë një fjalosje e rastit.
