Fituesi i dy çmimeve “Oscar”, Kevin Spacey: Po jetoj në hotele pasi humba rolet në Hollivud

nga D. V.

Aktori amerikan, Kevin Spacey ka zbuluar së fundmi se po përjeton kohë të vështira financiare – pas akuzave për ngacmim seksual kundër tij, të cilat e kanë lënë pa një shtëpi të përhershme, sipas CBC.

“Po jetoj në hotele. Po jetoj në Airbnb. Po shkoj aty ku është puna. Nuk kam shtëpi, kjo është ajo që po përpiqem te shpjegoj”, tha Spacey për “The Telegraph”.

Spacey – i cili ka luajtur në “House of Cards” të Netflix dhe filma të vlerësuar, përfshirë “American Beauty” dhe “The Usual Suspects” – e përshkroi situatën e tij financiare si “jo të mirë” për shkak të mungesës së punës.

“Kostot gjatë këtyre shtatë viteve të fundit kanë qenë stratosferike”, Spacey.

“Netflix” ndërpret lidhjet me Kevin Spacey pas akuzave për ngacmime seksuale

Në vitin 2017, aktori Anthony Rapp akuzoi Spacey se kishte përfituar prej tij në një festë në vitet 1980 kur Rapp ishte ende i mitur. Pas kësaj, pasuan disa akuza të tjera, megjithëse asnjëra nuk u provua në gjykatë.

Në një gjyq civil në vitin 2022, juria vendosi që Spacey nuk e kishte ngacmuar seksualisht Rapp.

Spacey u shpall gjithashtu i pafajshëm për një sërë veprash penale seksuale kundër katër burrave në një gjykatë në Londër, në vitin 2023.

“Netflix” e hoqi shpejt Spacey nga “House of Cards” pas akuzave, të cilat ndodhën në kulmin e fushatës #MeToo.

#MeToo është një lëvizje sociale dhe fushatë ndërgjegjësimi kundër abuzimit seksual, ngacmimit seksual dhe kulturës së përdhunimit, në të cilën të mbijetuarit ndajnë përvojat e tyre të abuzimit seksual ose ngacmimit seksual.

Më vonë, Spacey u urdhërua të paguante mbi 30 milionë dollarë amerikanë për kompaninë e prodhimit për humbjet e “House of Cards” për shkak të shkarkimit të tij.

Spacey ka folur për situatën e tij financiare edhe në të kaluarën.

Në një intervistë të vitit 2024 me Piers Morgan, Spacey zbuloi për herë të parë se shtëpia e tij në Baltimore ishte sekuestruar për shkak të problemeve të tij financiare. Aktori shtoi mes lotësh se kishte borxhe me vlerë miliona dollarë.

Megjithatë, Spacey mbetet optimist se nëse një regjisor me emër të madh – dikush si Martin Scorsese ose Quentin Tarantino – do t’i jepte një rol, ai do të mirëpritej sërish në Hollivud.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More