Prodhimet shkuan në lumë, banorët: Miliona lekë humbje

nga L. M

Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, por edhe në lagjen “Dafinat” të bashkisë Dimal, dhjetëra familje vijojnë ende pastrimin e banesave dhe serave nga përmbytjet, ndërsa jashtë shtëpive janë hedhur mobilje, pajisje shtëpiake dhe dhoma gjumi të nxjerra nga balta.

Banorët tregojnë se serat u përmbytën tërësisht, duke shkatërruar të gjithë prodhimin e specit dhe trangullit. Dëmet janë kolosale për ekonominë bujqësore. ”Uji arriti mbi një metër. Serat u mbuluan të gjitha dhe prodhimi u shkatërrua i gjithi. Na është bërë dëm rreth 5 milion lekë për çdo serë. Do na duhen 2-3 muaj vetëm të thahen serat që të mund të mbjellim sërish. Uji na mori pulat, gjelat e detit, foragjeret çdo gjë është nën ujë”,-shprehen banorët.

Sipas tyre, mbyllja e kanalit të madh që përshkon zonën nga ana e bashkisë Dimal ka bërë që uji të mos ketë dalje dhe të depërtojë drejt banesave, tokave dhe serave. ”Kemi disa ditë të përmbytur. Nga bashkia nuk ka ardhur askush, as të na shohë, as të përllogarisë dëmet. Jemi të rrënuar ekonomikisht”,-thonë banorët, të cilët i bëjnë apel shtetit për ndihmë të menjëhershme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More