71-vjeçari bie me ekskavator në lum në fshatin Garanë

nga Xh M

Një 71-vjeçar nga fshati Crvevci është plagosur rëndë pasi ka rënë me një makineri pune (bager) gjatë tentativës për të kaluar lumin që kalon nëpër fshatin Garanë të Kërçovës, njofton TV21. Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës dhe më pas në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

“Më 28.11.2025, në ora 13:00, në DPB Kërçovë është raportuar se në fshatin Garanë të Kërçovës, A.D. (71) nga fshati Crvevci, gjatë tentativës për të kaluar lumin që kalon nëpër fshatin Garanë me një makineri pune – bager, ka rënë. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër”, thanë nga SPB Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More