Gold Ag u mëson djemve ritualet fetare

nga D. V.

Reperi i njohur Gold AG, i cili njihet për përkushtimin e tij ndaj fesë islame dhe vlerave familjare, ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft domethënës.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka publikuar një fotografi ku shihen dy djemtë e tij, Guerili dhe Fronti, duke u lutur së bashku në shtëpi.

Në foto, djemtë e vegjël shfaqen të ulur mbi sexhade, të veshur me pizhame dhe me një përqendrim që ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve.

Ky postim pasqyron edukatën fetare që çifti po përpiqet të përcjellë te fëmijët e tyre që në moshë të hershme, duke i bërë ata pjesë të ritualeve fetare.

Për Gold AG, familja dhe besimi mbeten shtyllat kryesore, gjë të cilën ai e dokumenton shpesh përmes teksteve të këngëve dhe postimeve në jetën private. /Prive

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More