Rruga Siboc–Palaj–Obiliq e hapur për qarkullim

nga D. V.

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se rruga Siboc–Palaj–Obiliq aktualisht është e kalueshme për qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, ekipet përkatëse ndodhen në terren dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

“Rruga Siboc–Palaj–Obiliq është e kalueshme për automjete, ndërsa ekipet janë në terren dhe situata po përcillet vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërsa për çdo ndryshim eventual, autoritetet komunale kanë paralajmëruar se do të njoftojnë me kohë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More