Toshkovski: Po zhvillojmë “Qytet të Sigurt” me një qëllim të vetëm – rritjen e sigurisë në trafik

Nga B.M
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 janar – Këtë sistem e zhvillojmë me qëllimin e vetëm për të rritur sigurinë në trafik dhe për të zvogëluar aksidentet rrugore, lëndimet dhe jetët e humbura njerëzore, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një postim në Facebook, duke informuar se sot ndodhej në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”.

Ai theksoi se në këtë fazë po bëhet kontrolli i saktësisë së matjes së shpejtësisë, me ç’rast lëshimet e konstatuara janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, që garanton siguri dhe besueshmëri të sistemit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër