Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Qemal Qamili

Nga admin
460 e lexuar

Shkup, 25 janar – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Qemal Qamili.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ahmeti e vlerësoi lart figurën dhe kontributin e të ndjerit, duke theksuar përkushtimin dhe guximin e tij gjatë rrugëtimit të përbashkët.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim, Qemal Qamili. Kontributi, përkushtimi dhe guximi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë, si vlera që do të përcillen ndër breza te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e çmuan rrugëtimin dhe veprën e tij,” thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke përmbyllur me fjalët: “U prehtë në paqe.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër