Gjendja e rrugëve: Trafiku po zhvillohet në rrugë me lagështi, pa vonesa në kufij

Nga B.M
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shkurt – Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Apelohet te drejtuesit e mjeteve automobilistike për përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI SEZONAL I TRAFIKUT: Rruga Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës do të jetë e mbyllur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve deri më 31 mars 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër