Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën

Nga B.M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibiha, tha se udhëheqësit ukrainas dhe rusë duhet të takohen personalisht për të zgjidhur çështjet më të vështira të mbetura në bisedimet e paqes dhe vlerësoi se vetëm Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mund ta ndalë luftën.

Sibiha tha se Ukraina shpreson të stimulojë hapa drejt përfundimit të luftës katërvjeçare dhe të përfitojë nga progresi në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja përpara se faktorë të tjerë, siç është fushata për zgjedhjet e Kongresit të SHBA-së në nëntor, të ndërhyjnë, raporton Ukrainian Pravda .

“Vetëm Trump mund ta ndalojë luftën”, tha Sibiha.

Sipas tij, “vetëm disa” pika mbetën të pazgjidhura nga plani i paqes prej 20 pikash që formoi bazën e bisedimeve të fundit trepalëshe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër