ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Nga B.M
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Administrata Tatimore e Kosovës u ka rikujtuar tatimpaguesve që kanë borxhe, se mund të aplikojnë për pagesë me këste dhe të përfitojnë zbritje të gjobave.

Në njoftimin e ATK’së thuhet se për pagesë të njëhershme, ka 70 % zbritje të gjobave, teksa për marrëveshje me këste ka 50% zbritje të gjobave, shkruan Reporteri.net.

“Mosveprimi mund të çojë në transferimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për lidhjen e marrëveshjes kërkohet pagesë minimale prej 40% e borxhit tatimor”, thuhet në njoftim.

ATK ka paralajmëruar qytetarët që të veprojnë me kohë për të shmangur pasoja dhe për të përfituar lehtësimet e ofruara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër