Aksident në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë: Vetura përfundon përmbys jashtë rruge

nga D. V.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Tetovën, saktësisht në afërsi të kryqëzimit që çon drejt fshatrave Kopanicë dhe Paniçar

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një veturë e tipit “Chevrolet” me ngjyrë të kuqe ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe duke u përmbysur. Siç shihet, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa ka dëmtuar edhe shtyllën e tabelës sinjalizuese.

​Rruga në këtë aks njihet për kthesat dhe në kushte lagështie, siç duket edhe nga asfalti në foto, rreziku për rrëshqitje është i lartë. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të shoferit apo pasagjerëve.
​Policia dhe organet kompetente pritet të bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More