Shkup, 13 shkurt – Qarkullimi në industri, gjithsej është rritur për 10,3 për qind në dhjetor të vitit 2025 krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Sipas grupeve kryesore industriale, shënojnë rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 9.8 për qind, Produkte kapitale për 20.2 për qind dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 2.7 për qind, ndërsa rënie vërehet tek Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 13.2 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara sot në Entin Shtetëror të Statistikës.
Ndikim më të madh ndaj rritjes së qarkullimit të përgjithshëm në industri në dhjetor të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, departamentet e mëposhtme kanë: Prodhimi i produkteve ushqimore me 6.1 për qind, Prodhimi i metaleve me 5.9 për qind dhe Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër me 29.3 për qind.
Shitja në industri, në total, në dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2025, shënoi një rënie prej 3.1 për qind, dhe një rritje prej 5.6 për qind në periudhën janar – dhjetor 2025, krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024.
Në tregun vendas në dhjetor 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, pati një rritje prej 6.9 për qind, ndërsa në periudhën janar – dhjetor 2025, krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2024, rritja ishte 0.6 për qind.
Megjithatë, në tregjet e huaja, në dhjetor të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është regjistrua një rritje prej 11.4 për qind, dhe në periudhën janar – dhjetor 2025, krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2024, rritja ishte 6.8 për qind.

