Shkup, 16 shkurt – Sot në Kuvend po mbahen disa aktivitete dhe trupa punuese parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbajë konferencë joformale javore me gazetarët, ndërsa anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do ta shqyrtojnë propozim- ligjin për prodhimin organik bujqësor në lexim të parë.
Në Sallën “Boris Trajkovski” do të mbahet debati publik për raportin përfundimtar të Entit Shtetëror të Revizionit mbi revizion e performancës me temën “Mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në sektorin publik”. Në debat, siç njofton Pres shërbimi i Kuvendit, fjalim hyrës do të mbajnë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

