Gruaja nga Bojana ofronte shërbime seksuale, burri nga Tetova e ndihmoi duke ia dhënë lokalin për shfrytëzim

Nga admin
444 e lexuar

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 40-vjeçares G.SH. nga Bojana e Shkupit për veprën penale “ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit” dhe ndaj G.N. (60) nga Tetova për “ndihmë” gjatë kryerjes së veprës së parë. Sipas Policisë, gjatë viteve 2024–2025, 40-vjeçarja ka mundësuar ofrimin e shërbimeve seksuale në një objekt ndihmës të shtëpisë së 60-vjeçarit, i cili me vetëdije i ka vënë në dispozicion hapësirat për kryerjen e aktivitetit.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.SH. (40) nga fshati Bojanë, Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit”, si dhe kundër G.N. (60) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “ndihmë”. E denoncuara G.SH., gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Tetovë, në një objekt ndihmës të shtëpisë së të dyshuarit të dytë, ka mundësuar ofrimin e shërbimeve seksuale. Ndërsa G.N., me dashje dhe me vetëdije, e ka ndihmuar të dyshuarën e parë në kryerjen e këtyre shërbimeve, duke i vënë në dispozicion hapësirat e objektit ndihmës të shtëpisë së tij”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër