VLEN: SPAK-u i BDI-së le të kërkojë nga SPAK-u i Shqipërisë ekstradimin e Artan Grubit

nga D. V.

Shkup, 16 shkurt – BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u lokal”, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët?

Sepse korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arber Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm.

VLEN e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit, simbol i arrogancës dhe abuzimit të pushtetit.

Nëse ky SPAK është serioz, le të provojë të hetojë të paprekshmit e vet. Vetëm atëherë qytetarët do ta besojnë se transparenca nuk është fasadë, por realitet. Deri atëherë, kjo mbetet një shfaqje tallëse, një “SPAK për Facebook” dhe jo për drejtësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More