Ali Ahmeti në Prishtinë: Nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen familjet e bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë

Nga B.M
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ahmet Shalës me titullin “Kur heshtja flet”. Ahmeti në fjalën e tij tha se ndaj ish-krerëve të UÇK-së por bëhet gjykim i padrejtë me akuza për vepra të pabëra.

“Të gjithë e dimë se bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pa bëra vetëm pse ishim atdhetar, çlirimtar dhe organizator të rezistencës dhe luftës. Ne nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë guximshëm për të vërtetën”, tha Ahmeti.

Ndërsa sa i përket autorit Ahmet Shala, Ahmeti tha se ai ka bërë një punë edhe në diplomaci.

“Ahmet Shala ju keni bërë një punë edhe në diplomaci. Ju e keni mbrojtur lirinë e fituar me gjak dhe drejtësinë gati në të gjitha tryezat”, tha mes tjerash Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër