Kuvendi me disa aktivitete, debat publik mbi përdorimin e IA, brifing me gazetarët dhe seancë e komisionit të bujqësisë

Nga admin
487 e lexuar

Shkup, 16 shkurt – Sot në Kuvend po mbahen disa aktivitete dhe trupa punuese parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbajë konferencë joformale javore me gazetarët, ndërsa anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do ta shqyrtojnë propozim- ligjin për prodhimin organik bujqësor në lexim të parë.

Në Sallën “Boris Trajkovski” do të mbahet debati publik për raportin përfundimtar të Entit Shtetëror të Revizionit mbi revizion e performancës me temën “Mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në sektorin publik”. Në debat, siç njofton Pres shërbimi i Kuvendit, fjalim hyrës do të mbajnë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër