Skuadra më në formë në Evropë, Lyon me 13 fitore radhazi

Nga admin
237 e lexuar

Olympique Lyon vazhdon serinë e jashtëzakonshme të rezultateve pozitive, duke regjistruar fitoren e 13-të radhazi në të gjitha garat.

Në xhiron e 22-të të Ligue 1, skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mposhti OGC Nice me rezultatin 2-0, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Lyon ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje. Ata janë gjashtë pikë larg liderit Paris Saint-Germain dhe shtatë pikë pas RC Lens, që renditet i dyti.

Seria mbresëlënëse përfshin shtatë fitore në kampionat, tre në Ligën e Evropës dhe tre të tjera në Kupën e Francës, duke e kthyer Lyonin në një nga skuadrat më në formë në kontinent.

Në sfidën ndaj Nice, Lyon dominoi statistikisht me 15 gjuajtje drejt portës, 58% posedim të topit dhe 520 pasime të kompletuara, ndërsa arriti ta mbajë portën të paprekur.

Ndeshja e radhës për Lyonin në Ligue 1 do të zhvillohet më 22 shkurt ndaj RC Strasbourg, ku synon të zgjasë më tej serinë e fitoreve. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër